Në platformën më të pasur televizive në vend,
Artmotion, gjatë këtij vikendi do të kenë mundësi të ndiqni shumë ndeshje interesante të Serie A.
Interi, që aktualisht zë vendin e tretë në tabelë dhe është në garë për titull në Itali, konsiderohet se do të ketë një ndeshje të lehtë. Neroazurët do të jenë mysafir të Cagliarit, që gjenden në vendin e 18-të. Kjo ndeshje transmetohet në kanalin sportiv S2 nga ora 18:00.
Në rast të fitores, Interi do të zë vendin e parë me pikë të barabarta me Atalantën për shkak se në ndeshjen e parë e ka mposhtur me rezultat 4-0.
Por, renditja në tabelë mund të ndryshojë sërish në mbrëmje, pasi lideri aktual Atalanta do t’i shkojë sonte Lazios, që aktualisht zë vendin e katërt. Në rast të fitores, “Zikaltrit” nga Bergamo do të rimarrin kreun. Kjo ndeshje nis nga ora 20:45të cilën do të keni mundësi ta ndiqni në kanalin sportiv të
Artmotion, S1.
Po ashtu, në kuadër të Serie A do të vijnë tek ju edhe Empoli vs Genoa (S1) dhe Parma vs Monza (S2). Të dy këto ndeshje nisin nga ora 15:00. /Klankosova.tv
Më poshtë, orari i ndeshjeve që transmetohen në
Artmotion në fundjavë dhe të hënën në Serie A:

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.