Sulmuesi nigerian, Victor Boniface rikthehet pas 5 muajsh dhe ndihmon Werder Bremen të fitojë 0-4 në fushën e Borussia Mönchengladbach.
Hyrja e tij 15 minuta para fundit solli asistin për golin e Justin Njinmah, transmeton klankosova.tv.
Pas ndeshjes, sulmuesi postoi në rrjete sociale: “Nxënësi që nuk është serioz nuk bën asist”, duke iu përgjigjur kritikëve.
24-vjeçari ishte shumë pranë Milan, por transferimi dështoi për shkak të vizitave mjekësore, dhe më pas u huazua te Werder Bremen.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.