David dhe Victoria Beckham, si jo shpesh herë, kanë shprehur dashurinë e tyre në publik, derisa janë paraqitur në sfilatën e lansimit të koleksionit në bashkëpunim me markën e njohur
Rebook në New York.
Dizenjatorja e modës ishte shumë e buzëqeshur ndërkohë që çifti po i mbante duart njëri-tjetrit derisa po shkonin drejt kësaj ngjarje në restorantin
The Flower Shop në Manhattan.
44 vjeçarja, ish-anëtarja e grupit ikonik
Spice Girls dukej e mrekullueshme me një këmishë me dizajn të lëkurës së gjarprit të cilën e kishte kombinuar me një palë pantallona ngjyrë të kuqe me bel të thellë.

Çifti Beckham po shoqërohej nga djali i tyre më i madh Brooklyn dhe e dashura e tij e re Hanna Cross.
Javën e kaluar, Victoria Beckahm ka thënë se ajo nervozohet shumë kur dëgjon thashethemet për ndarjen me bashkëshortin.
“Mund të jetë shumë frustuese, por unë e lë ekipin tim që të merret me këtë punë – nuk përfshihem”, kishte thënë ajo për
The Guardian.
Ajo dhe bashkëshorti i saj ishin kryelajm i pothuajse të gjitha mediave kur në fund të vitit 2018 u raportua se ata do të divorcoheshin.