Sulmuesja e Barcelonës dhe e Spanjës, Vicky Lopez, e lindur në vitin 2006, ka fituar Trofeun Kopa 2025, çmim i dedikuar lojtarëve më të mirë të rinj, gjatë ceremonisë së shpalljes së Topit të Artë.
Me këtë sukses, ajo përsërit arritjen e tjetrit yll blaugrana, Lamine Yamal, i cili fitoi kategorinë mashkullore.
Ky triumf konfirmon fuqinë e akademisë së Barcelonës, e cila po formon breza të rinj të jashtëzakonshëm si te futbolli mashkullor, ashtu edhe te ai femëror. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.