Një studim i ri ka zbuluar se Viagra ka potencialin për të shpëtuar jetën e foshnjeve të porsalindura me sëmundje kritike.
Një ekip shkencëtarësh zbuloi se sildenafil - ose pilula e vogël blu - mund të jetë një zgjidhje e mundshme për të ndihmuar foshnjat të cilave u mungon oksigjeni gjatë shtatzënisë dhe vuajnë nga probleme afatgjata, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Gjendja, e njohur si encefalopati neonatale, ka habitur prej kohësh mjekët me trajtimet për të zgjidhur çështjen shumë të kufizuara.
Por faza e parë e një studimi klinik të bërë në Spitalin e Fëmijëve në Montreal mund të ketë gjetur një zgjidhje.
Rezultatet magjepsëse tregojnë se sildenafil është i sigurt dhe një mjet i dobishëm për të ndihmuar foshnjat që po luftojnë nga mungesa e ajrit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.