Një veturë është aksidentuat me trenin në Drenas, me ç’rast është lënduar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri.
Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe trenit, me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve të shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri) të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.