Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku flet për Terminalin e Kosovës në Portin e Durrësit, i cili nisi punën ditë më parë si dhe për bizneset private.
“Terminali i Kosovës në Portin e Durrësit me kapacitete të plota filloi punën këtë javë çka e bën të mundur që ekonomia jonë për eksporte dhe importe tashmë ka qasje në det dhe tregje globale”.
Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private.
“Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 Terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”.
“Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti”, thuhet në postimin e kësaj lëvizjeje të cilit i është bashkëngjitur edhe një video.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.