Në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali është zhvilluar turneu i futbollit me moton “Futbolli na bashkon”, iniciativë kjo e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili është në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Turneu mblodhi së bashku tetë ekipe pjesëmarrëse, përfshirë ekipin nga Qeveria e Kosovës, atë të partive politike, të Ambasadave, të KFOR-i gjerman, dy ekipe nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe asaj në Tiranë, si dhe ekipin e veteranëve të FFK-së.
“Fitues i turneut doli ekipi i Veteranëve të FFK-së, që në finale e mposhti ekipin II të Ambasadës Gjermane, me rezultat 3:0. Golat për Veteranët e FFK-së i shënuan Sheremet Isufi, Menduh Salihu dhe Lulzim Berisha. Trofeun kapitenit Lulzim Berisha ia ndau ambasadori Jorn Rohde”.
“Paraprakisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dorëzoi një mirënjohje të veçantë ambasadorit Rohde për kontributin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj futbollit të Kosovës dhe për promovimin e vlerave të bashkëpunimit përmes sportit”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se në këtë aktivitet morën pjesë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.