Një natë e humbur e gjumit është e mjaftueshme për të prishur mirëqenien tuaj ditore dhe mendore, sipas një studimi të ri, dhe ditët e njëpasnjëshme të humbjes së gjumit mund të rrisin këto ndikime negative.
Në studimin e botuar në “ Annals of Behavioral Medicine” thuhet se humbja e vazhdueshme e gjumit është shoqërua me ulje të emocioneve pozitive, rritje të emocioneve negative dhe frekuencë më të madhe të ashpërsisë së simptomave fizike, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Studimi ka shqyrtuar të dhënat ditore për tetë ditë rresht nga 1,958 të rritur që morën Sondazhin e Midlife në Shtetet e Bashkuara (MIDUS) të kryer midis viteve 2004 dhe 2006.
“Kur humbja e gjumit ndodh pothuajse çdo ditë, që do të thotë (është) kronike, atëherë trupi dhe mendja jonë nuk mund të tolerojnë më", ka thënë Soomi Lee, autori kryesor i studimit.
Ndërsa numri i ditëve të njëpasnjëshme të humbjes së gjumit është rritur, ashpërsia e ndikimeve të pafavorshme fizike - përfshirë dhimbjet e trupit, problemet gastrointestinale dhe simptomat e frymëmarrjes, të tilla si dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundës – gjithashtu është rritur.
Lee tha se pjesëmarrësit ndienin efektet më të këqija fizike pas gjashtë ditësh radhazi të humbjes së gjumit.
Ky studim shton atë që ne tashmë e dimë, " gjumi është një nga shtyllat e shëndetit të mirë”.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.