Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut ku si pasojë është lënduar një person.
I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrfikësat”, tha Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.