Një person ka pësuar lëndime trupore në fshatin Gllarevë të Klinës, si pasojë e një vetaksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
"Rreth orës 19:20, fillimisht është raportuar se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident, por më pas është kuptuar se është vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk ka lëndime serioze", tha Gashi.
"Në vendin e ngjarjes ka dal policia me njësitet relevante dhe hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin", theksoi ai.
Pamjet nga ky aksident i gjeni më poshtë:
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.