Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, nga ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.
“Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën ''Dr. Ibrahim Rugova'' KM-42 drejtimi Vermicë –Gjergjice në afërsi të Hyrje daljes Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë- aksident) ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës”.
“Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona. Ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dy personat e lënduar janë derguar për trajtim mjekësor në Prizren”, thuhet tutje në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.