Fredrik Vesti me shumë sukses ka arritur që ta fitoj garën Feature në kategorinë Formula 2 që u zhvillua në Monako.
Ai udhëhoqi nga fillimi i garës e deri në fund të saj për ta marr fitoren e dytë në sezonin 2023 përcjell klankosova.tv.
Ndonëse në garë pati ndërprerje pati inkuadrim të automjetit të sigurisë e flamur të kuq lideri nuk ndryshoi deri në fund.
I dyti në vijën e finishit hyri francezi Theo Pourchaire ndërsa në podium i fundit doli Zane Maloney.
Me këtë fitore Vesti është bërë edhe lider i kampionatit në Formula 2 duke tubuar 89 pikë, vetëm një më shumë se Pourchaire.
Teksa i treti është Ayumu Iwasa me 69.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.