Në javën e dytë të Ligës së Kampionëve Galatasarayi mposhti në shtëpi Liverpoolin 1-0, dhe pas ndeshjes doli në pah një statistikë befasuese.
Bilanci i "The Reds" në udhëtim ndaj klubeve turke është mjaft negativ.
Në total, Liverpooli ka luajtur 7 herë në Turqi dhe 5 herë është kthyer në shtëpi duarbosh.
Përballë Galatasarayt, ata kanë pësuar 2 humbje dhe kanë marrë 1 barazim. Ndërkohë, në dy ndeshjet si mysafir ndaj Beshiktashit kanë dalë gjithashtu të mundur.
Nga ana tjetër, kur u përballën me Trabzonsporin në vitin 1976, Liverpooli nuk arriti të fitonte as atë ndeshje.
Fitorja e vetme e Liverpoolit në Turqi erdhi më 26 gusht 2010, kur ata mposhtën Trabzonsporin me rezultatin 1-2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.