04.02.2019 · përditësuar para 2716 dite1 min lexim
Dukesha e Cambridge shpesh konsiderohet si një ikonë mode edhe duke pasur parasysh pozitën që mban.
Duke pasur parasysh se ajo përfaqëson familjen mbretërore në një skenë ndërkombëtare, Kate Middleton duhet të duket e veshur me shumë kujdes dhe shije, njofton Klan Kosova.
Nuk është detyrë e lehtë të plotësoni kërkesat e protokollit, ndërsa gjithashtu ju duhet t’i lëni të kënaqur edhe njerëzit për zgjedhjen në veshje.
Megjithatë, gjatë vitit 2018 është vërejtur se Kate po bënte shumë më tepër zgjedhje ndryshe nga stili mbretëror me ngjyrat primare duke eksperimentuar si në flokë ashtu edhe në veshje me ngjyra të ndezura.
Kate u shfaq me disaveshje që që ne do të prisnim të shihnim te Victoria Beckham.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.