NBA për femra ka gjobitur tre ekipe dhe lojtaret e tyre, ngaqë kishin veshur maica të zeza gjatë kohës së nxemjeve para lojës, për të kujtuar të shtënat e fundit në Amerike, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekipet New York Liberty, Phoenix Mercury dhe Indiana Fever janë gjobitur me 5,000 dollarë përderisa lojtaret e tyre me 500 dollarë.
Ekipet kanë veshur maica me mbishkrimin #BlackLivesMatter (Jetët e personave me ngjyrë çojnë peshë) pas vdekjes se dy personave dhe pesë policëve më 7 korrik.
Rregullat e WNBA-se qartësojnë që uniformat nuk mund të ndryshohen në asnjë mënyrë.
Ndërsa Mistie Bass ka postuar në Twitter “ Mos thoni që kemi zë pastaj të na dënoni ngaqë e kemi përdor atë”
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.