Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Rama Ago, gjatë paraqitjes së saj në emisionin “SOL”, ka ndarë përvojën personale mbi mëmësinë, duke e përshkruar atë si një nga ndjenjat më të veçanta dhe të papërshkrueshme në jetë.
Ajo theksoi se momenti kur një nënë merr për herë të parë fëmijën në krah është jashtëzakonisht emocional.
"Kur e merr fëmijën në krahë, është momenti më i bukur i jetës dhe normalisht që është diçka shumë hyjnore që nuk mund ta përshkruajë me fjalë, as unë dhe nuk besoj që e përshkruan asnjë nënë tjetër”, tha ajo.
Mirëpo, sipas saj, kjo periudhë përfshin edhe sakrifica të mëdha, lodhje të vazhdueshme dhe net pa gjumë, duke e bërë rrugëtimin jo gjithmonë të lehtë.
Ajo shtoi se veçanërisht me fëmijën e parë, shumë nëna përballen me pasiguri dhe dyshime për aftësinë e tyre për ta rritur si duhet fëmijën, shpesh duke ndier se nuk janë mjaftueshëm të përgatitura për këtë rol të ri.
“I ka edhe sfidat e veta, sfida shumë të vështira, sakrifica, net pa gjumë, lot. Ti mendon që po dështon, mendon që nuk do të dish ta rritësh fëmijën tënd, sepse nuk e di, po flas sidomos për fëmijën e parë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=--Ahf7gOKFo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.