Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma festoi 20-vjetorin e karrierës me një koncert të veçantë në Prishtinë.
Për publikun riktheu në skenë hitet e saj të krijuara ndër vite. Në një performancë plot energji dhe interpretim të mrekullueshëm, Vesa solli emocion tek të gjithë të pranishmit, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, personalitete nga fusha e muzikës e shumë qytetarë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.