Ylli i Red Bull, Max Verstappen është kampioni i ri botëror i Formula 1, pasi fitoi një garë magjepsëse në Çmimin e Madh të Abu Dhabit.
Pas garës, Verstappen ka thënë së është pa fjalë me atë që ka arritur, përcjell Klankosova.tv.
"Është çmenduri. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i kënaqur për ekipin dhe për të gjithë këta djem. Më pëlqen shumë të punoj me ta”.
"Më në fund sot pata pak fat. Ekipi im e di që i dua dhe dua ta bëj këtë me ta për 10 ose 15 vitet e ardhshme", përfundoi Verstappen.
Verstappen ka arritur të fitojë këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.