Max Verstappen ka fituar për herë të parë në karrierën e tij garën e Kinës në Formula 1, në mëngjesin e së dielës, transmeton klankosova.tv
Holandezi la pas Lando Norris e McClaren dhe Sergio Perez të Red Bull, duke triumfuar në katër nga pesë garat që janë zhvilluar deri më tani këtë sezon.
Garuesi i Red Bull është i pari në ranglistën e këtij sezoni me 110 pikë, i përcjellur nga kolegu i tij Sergio Perez me 85 pikë dhe Charles Leclerc i Ferrarit me 76.
Gara e ardhshme zhvillohet më 5 maj në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
https://www.youtube.com/watch?v=hh4prBn66Dc
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.