U desh të kalonin 14 xhiro, që Verona të regjistronte fitoren e parë kampionale.
Viktima e parë në Bentegodi ishte Atalanta, që përkundër rasteve që i pati, nuk ia doli t'i shpëtonte humbjes së katërt sezonale, derisa Verona doli mbi Fiorentinën e fundit.
Verona ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë dhe ia doli të shënonte dy herë përmes Rafik Belghali dhe talentit brazilian Giovane. Në pjesën e dytë Atalanta pati mundësi që të kthehet në lojë, por aq ishte fati me Veronan, saqë portieri Montipo e ndali topin pa hyrë në vijen fatale për pak centimetra.
Verona shënoi edhe golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë, kur Giovane asistoi për Antoine Bernede.
9 minuta para fundit, Gianluca Scamacca shënoi nga penalltia për rezultatin final 3-1. Javën e ardhshme Verona luan ndaj Fiorentinës në Firence, kurse Atalanta e pret Cagliarin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.