Një grua ka mbetur e shpërfytyruar dhe e verbër në njërin sy, pasi që fillerat dermatologjik, kanë bërë që fytyra e saj të duket sikur e një jashtëtokësori.
Gruaja me emrin Carol Bryan nga Florida, kishte injektuar aq shumë fillera në fytyrën e saj edhe në vende ku nuk duhet, saqë dikur për të parë asaj i duhej që t’i mbante sytë me dorë.
Po ashtu edhe operacionet korrektuese që ka bërë ajo, i kanë përkeqësuar gjërat dhe e kanë sjellë atë në një pikë ku ka dashur të kryejë vetëvrasje.
Tani ajo po e shfrytëzon fytyrën e saj për kampanjë, për t’i vetëdijesuar të tjerët për efektet e dëmshme të procedurave korrektuese.
Ajo po ashtu nuk del më në publik pa e mbuluar fytyrën e saj apo pa syze.
Carol thotë se kishte filluar të praktikonte mbushjen me botox kur ishte 30-të vjeçare, dhe kjo i ishte dukur mahnitëse sepse ia kishte hequr disa vite nga fytyra. Mirëpo ajo kishte vazhduar që të bënte ndërhyrje të tilla, derisa ka arritur në këtë pamje që ka sot.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.