Sipas një studimi një mollë dhe një dardhë në ditë mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.
Studiuesit zbuluan se të rriturit që hanin rregullisht ushqime të caktuara, si mollë, dardha, manaferra dhe verë të kuqe, kishin tendencë të kishin presion më të ulët të gjakut sesa moshatarët e tyre.
Një gjë që ato ushqime kanë të përbashkët është një përmbajtje e lartë e komponimeve antioksiduese të bimëve të quajtura flavonoide, përcjell Klankosova.tv
Studimet kanë sugjeruar se flavonoidet mund të ndihmojnë në shëndetin e zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin, dhe duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut.
Bakteret e zorrëve luajnë një rol të rëndësishëm në përpunimin e flavonoideve në mënyrë që ata të mund të bëjnë punën e tyre, shpjegon studiuesi i lartë Aedin Cassidy, profesor në Universitetin Queen në Irlandën Veriore.
Dy racione me fruta në ditë po ashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 2.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.