Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit "Vera andrron detin" është bërë pjesë e festivalit "Semana del Cine ULima" që mbahet në Lima të Perusë.
Filmi është pjesë e kategorisë së filmave ndërkombëtarë që janë 20 gjithsej, transmeton Klankosova.tv.
"Diversiteti i kinemasë botërore sot është më i madh se kurrë. Për këtë arsye, "Muestra Internacional" propozon filma që paraqesin trajektoren e kinemasë që është këto ditë. Ideja është që të ofrohen filma të kombësive të ndryshme që mundësojnë krijimin e një alternative të qartë dhe të fuqishme për kinemanë që ekspozohet komercialisht", thuhet në njoftimin e filmit.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.