Filmi kosovar "Vera andrron Detin" me regji të Kaltrina Krasniqit nuk ka arritur të marrë ndonjë çmim në Edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Venedik.
"Vera andrron Detin" ishte i nominuar për “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë”, “Çmimi special i jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”, në kategorinë "Orizzonti".
Por, gjatë ditës së djeshme filmi i fitoi dy çmime përcjellëse, çmimi i Regjisë më të mirë për regjisorët nën moshën 40-vjeçare si dhe çmimi i përfshirjes “Edipo Re Award”.
https://klankosova.tv/vera-andrron-detin-merr-dy-cmime-ne-venecia-regjisorja-krasniqi-befasia-ishte-shume-e-kendshme-te-dy-jurite-e-vleresuan-filmin-shume-larte1/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.