Këngëtarja dhe reperja e famshme amerikane Nicki Minaj është e gatshme t’ua paguajë fansave të vet shkollimin nëse ata arrijnë nota shembullore.
Ajo sot në Twitter, iu përgjigj një kërkese të një fansi që ajo ta paguajë shkollimin e tyre, duke i thënë: “Mi trego 10-shet që mund t’i verifikoj me shkollën tënde, dhe do ta paguaj. Kush do t’i bashkëngjitet kësaj gare!? E kam vërtetë seriozisht".
Mbetet të shihet nëse Nicki Minaj do t’ia paguajë së paku këtij fansi shkollimin, pasi që pas propozimit të saj, shumë përdorues të Twitter-it, kishin kërkuar nga ajo të njejtën gjë.
https://twitter.com/NICKIMINAJ/status/861074589434204161?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.nme.com%2Fnews%2Fmusic%2Fnicki-minaj-funding-2067718
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.