Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë një nga veprat më të rëndësishme të repertorit vokal-instrumental “Petite Messe Solennelle” nga Gioacchino Rossini.
Sonte, nga ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Atelieja – Prishtinë, në kuadër të Sezonit 2025/2026, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë interpretimin e një prej kryeveprave të shek. XIX.
Me pjesëmarrjen e veçantë të Korit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor– Tiranë i përgatitur nga dirigjenti Dritan Lumshi, Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe me një kast të solistëve të shquar si: Svetlana Aksenova – soprano, Enkeleida Shkoza – mexosoprano, Klodjan Kaçani – tenor dhe Rubén Amoretti – bas, koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Hajrullah Syla, derisa koret shoqërohen nga Pranvera Hoxha (harmonium), Andi Duraku dhe Lekë Salihu (piano).
Ky koncert është vazhdimësi e bashkëpunimit në mes të Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.