Kjo ishte njëra prej koreografive më të bukura të edicionit në basketbollin kosovar.
Këtë vepër e kishte krijuar tifo grupi i Pejës “United City Firm” në xhiron e tetë të Superligës përballë Sigal Prishtinës. Pjesë e koreografisë ishin: Haxhi Zeka, Majlinda Kelmendi dhe Nardi Shala, ish anëtar i “Shqiponjave” i cili ndërroi jetë në vitin 2021.
E Kapo i “United City Firm” Emrah Drenica tha se kundër Trepçës kishin përgatitur diçka më të veçantë për të mërkuren. Ai e kritikoi vendimin që mori Federata e Basketbollit te Kosovës për ndeshjen e parë finale që do të zhvillohet në Mitrovicë.
Në finalen e madhe, Peja dhe Trepça takohen pas 23 vjetësh. Arbër Berisha i kujtoi disa momente nga ajo sfidë.
Beteja e parë ndërmjet Trepçës dhe Pejës do të zhvillohet të mërkuren nga ora 20:00 në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=9Fvnlyj9kmo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.