Shfrytëzimi i hapësirave të administratës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" nga Lëvizja Vetëvendosjes për aktivitete partiake ka nxitur reagime të profesorëve e studentëve.
Hapësira për këtë mbledhime u lirua vetëm pak ditë pasi sekretari i institucionit më të lartë arsimor publik në vend, e anuloi një vendim të mëhershëm.
Besnik Loxha, ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të UP-së, tha se para vendimit paraprak, në këtë institucion mbaheshin aktivitete edhe në ditë mësimi, derisa kjo nuk ishte e rregulluar.
Ndërkohë, kundër edhe vendimit të ri, por edhe praktikave mëhershme, shfaqte parlamenti studentor i universitetit të Prishtinës.
Sipas sekretariatit të universitetit aktivitetet politike të secilit subjekt, mund të mbahen të shtunave dhe të dielave, edhe atë në raste specifike, kur eventualisht të tillat nuk e pengojnë ndonjë aktivitet të këtij institucioni arsimor. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=KgH7aVeFCBs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.