Është shokuar nga kjo që ndodhi të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë.
Ministri i sportit Hajrulla Çeku foli për Klan Kosovën, një ditë pas dhunës që ndodhi në finalen e Superkupës mes Sigal Prishtinës e Trepçës.
“Ajo që pamë mbrëmë është fatkeqësi. Për fajin e disave është duke pësuar sporti i Kosovës”, ka thënë Çeku.
Me mëngjes thotë se mblodhi Këshillin për parandalimin e dhunës në sport, ku ndër tjera u nxorën disa rekomandime, ndërsa rasti i fundit tash ka shtyrë atë që të vendosë kamera të sigurisë në palestra dhe stadiume.
Ndeshja e të dielës u ndërpre në mes të pjesëve, u zbraz palestra në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, aty ku Prishtina fitoi ndaj Trepçës në finalen e Superkupës.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.