Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi, e njohur më tepër si Fifi e ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Vëmendje”.
Prurjes së re ajo i ka bashkëngjitur edhe një video klip të përshtatur me tematikën e këngës, e që i takon zhanrit që duket se asaj i fle më së shumti – baladë.
Kënga përmban vargje të shkruara nga vetë artistja e që besohet të jetë inspiruar nga përjetimet e saj personale, ndërsa producent si dhe miksues i projektit është Fatjon Miftari.
Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films, ndërsa me pjesën e skenografisë është marrë Burim Arifi.
https://www.youtube.com/watch?v=7vBepC5L5oo
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.