Lajmet e fundit

Besfort Zeneli[/caption]
Besforti i po ashtu kishte folur për ndeshjen në fjalë dhe se ku dhe me kë do ta shikojë atë.
“Loja e shpejtë dhe cilësitë individuale flasin për Suedinë. Edhe Kosova ka lojtarë me cilësi që mund ta vendosin vetë ndeshjen. Ata do kenë mbështetje të madhe nga tifozët, por shpresoj që Suedia t’ia dalë”.
“[Ndeshjen] do ta shohim në Boras, gjithë familja do mblidhemi, ose tek unë ose tek Arbri. Gjëja më interesante është kë do mbështesë vëllai i mesëm, Bekimi. Ndoshta do ketë fanellë me nga gjysma për të dyja”.
“Shpresoj në një fitore 2-1 për Suedinë në një ndeshje më të ngushtë sesa pritet. Yasin Ayari është në super formë dhe shënon një gol. Elanga shënon tjetrin. Të njëjtët shënues si ndaj Sllovenisë”.
Ndërkaq, për këtë medium foli edhe përfaqësuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, duke folur për dashurinë e dyfishtë për të dyja vendet.
“Jam lindur dhe rritur në Suedi. Prindërit tanë erdhën nga Kosova për shkak të luftës dhe për të na dhënë neve fëmijëve një jetë më të mirë. Por kam një pjesë të madhe të familjes dhe të afërmve në Kosovë. Jam gjysmë nga të dy vendet”.
“Kur jam në Suedi më merr malli për Selac, fshatin në mal afër Mitrovicës, ku jetonin gjyshërit. Kur jam në Kosovë më merr malli për ushqimin suedez, picat, ushqimet e vogla”.
Ai po ashtu rrëfeu se pse kishte zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës.
“Ndryshova nga Suedia në Kosovë. Isha pjesë e U21 të Suedisë që fitoi Kampionatin Evropian në 2015. Kur ishte koha për të kaluar në ekipin A, në atë kohë luaja për Heerenveen, ndjeva që Suedia po u jepte prioritet lojtarëve të tjerë”.
“Albert Bunjaki (ish-trajneri i Kosovës) kishte një vizion për mua në ekipin A të Kosovës, dhe kjo më bindi. Po shkëlqeja në Holandë, por nuk merrja minuta me Suedinë. E pashë që kombëtarja suedeze ishte shumë larg për mua, ndërkohë që Kosova donte të më investonte”.
“Pati shumë zhgënjim në Suedi kur bëra kalimin. Disa e panë si tradhti ndaj futbollit suedez. E kuptoj, por më duhej të mendoja për karrierën time. Ishte një periudhë shumë e bukur për Kosovën si kombëtare e re. Ishte përvojë shumë e mirë”.
I pyetur njëjtë, se kë do ta zgjidhte për Kosovën nga Suedia, dhe për pritshmëritë e tij për ndeshjen Kosovë-Suedi, ai pati përgjigje edhe për këot.
“Do zgjidhja vëllain tim, Besfortin. Por nëse nuk mund ta zgjedh atë, atëherë do zgjedhja Alexander Isak. Nuk ka nevojë për shumë shpjegime, është një nga sulmuesit më të mirë në botë”.
“Kosova ka avantazhin e fushës dhe do ketë tifozë shumë të zjarrtë. Por problemi i Kosovës është mungesa e vazhdimësisë. Ishte zhgënjim kundër Zvicrës, në vend që të bënin presion, i lanë Zvicrës zotërimin e topit. Granit Xhaka e kontrolloi lojën shumë lehtë. Duhej të ndalonin pasimet e tij më herët”.
“Suedia ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit. Mendoj që diçka speciale po ndërtohet me Jon Dahl Tomasson. Dhe mendoj që edhe Besforti ka një rol për të luajtur në këtë ekip suedez”.
“Do ta shohim bashkë me gjithë familjen, mami, babi, vëllezërit, gruaja dhe vajza ime. Nuk tregojmë shumë emocione, mundohemi të qëndrojmë të qetë. Por pas ndeshjes, ndoshta do fillojmë të ngacmojmë njëri-tjetrin”.
“Suedia është e fortë dhe do kërkojë fitoren. Besoj se do ketë disa gola. Mendoj që Alexander Isak do luajë dhe do shënojë. Vedat Muriqi (Mallorca) do shënojë për Kosovën" tha Arbër Zeneli.
[caption id="attachment_2664679" align="alignnone" width="800"]
Arber Zeneli[/caption]