Lajmet e fundit

Vëllezërit Arbër Zeneli dhe Besfort Zeneli, ishin vendimtarë në fitoren e Elfsborgut 1:3 ndaj Kalmarit, në javën e 25-të të futbollit suedez.
Besfort Zeneli, asistoi te goli i dytë që e shënoi Jalal Abdullai në minutën e 40-të.
Ai luajti deri në minutin e 88-të ku më pas u zëvendësua.
Derisa, vëllai i tij i madh, Arbëri në lojë u inkuadrua në minutën e 71-të.
Asistimin e bëri te goli i tretë që e realizoi Michael Baidoo në minutën e 87-të.
Te Kalmari, mesfushori Robert Gojani luajti për 61 minuta kurse Dion Krasniqi u paraqit nga minuta e 75-të.