KB Vëllaznimi po vazhdon të punojë për të konsoliduar sa më shumë rosterin para fillimit të edicionit 2023/2024 të garave dhe përforcimi i radhës është Jalon Andreës nga SHBA.
Andreës është lojtar i pozicioneve 4 dhe 5, i gjatë 203cm.
23-vjeçari dallohet për shkathtësinë e tij për të luajtur një lojë moderne të hapur, pra i përshtatshëm për sisteme të zgjerimit dhe hapjes së fushës e këtë e dëshmon përqindja e tij për tri pikë 38 për qind në Kentucky State University.
Gjatë periudhës së tij në Kentucky pati mesatare prej 11.7 kërcimesh dhe 7.4.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.