Sigal Prishtina është mposhtur në "Pallatin e Rinisë" në kryeqytet nga Vëllaznimi, në finalen e Ligës Unike, 91-88.
Koha e rregullt e këtij super dueli përfundoi me rezultat të barabartë, 78-78, andaj për ta kuptuar ekipin që e ngre lartë trofeun, u nevojitën vazhdimet.
Pas 5 minutëshit shtesë, "Kuq e Zinjtë" festuan në folenë e "Plisave", raporton Klankosova.tv.
Ylli i kësaj përballje ishte Arian Azemi me 24 pikë e gjashtë kërcime.
Kryeqytetasit vazhdojnë të mos ta kenë këtë titull mbarëkombëtar në vitrinën e tyre të pasur të trofeve.
Paraprakisht këtë ligë e kanë fituar tri skuadra tjera nga Kosova, Yllit, Peja dhe Trepça, kurse Vëllaznimi bëhet ekipi i katërt që e ngrit lartë kupën Unike, njofton Klankosova.tv.
Për gjakovarët ky trofe është i pari pas 29 vjetëve, që kur në vitin 1996 e fituan Kupën e Kosovës.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.