Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri, Jordan Dallas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dallas i cili luan në pozitën 4 dhe 5 ka një karrierë të pasur në basketbollin evropian dhe atë amerikan, transmeton Klankosova.tv.
Të bujshme janë paraqitjet e tij në basketbollin evropian, ku te BK Amager në Danimarkë ai ka regjistruar mesatare double-double prej 12.6 pikësh, 10.2 kërcimesh, 1.1 topa të vjedhur e 1.6 bllokada për ndeshje e me përqindje të frikshme për tri pikë prej 52.4 për qind.
Pas BK Amager në Danimarkë ai vazhdoi karrierën në Amicale Steinsel të Luxemburgut ku për 19 ndeshje regjistroi po ashtu mesatare double double, teksa traditën e paraqitjeve monstruoze ai e vazhdoi edhe sezonin e kaluar te Omonia Nicosia.
Në Qipro ai për 20 ndeshje regjistroi mesatare prej 11.5 pikësh, 8.6 kërcimesh dhe 1.3 asistimesh për ndeshje.
Ai u shpall një herë lojtari i javës në kampionatin e Qipros, kurse ishte përzgjedhur edhe në ndeshjen All Star të basketbollit të këtij kampionati, ku luajnë vetëm më të mirët.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.