Epërsia e Vëllaznimit prej 10 pikëve në çerekun e parë (26:16), nuk arriti të shkrihet nga Proton Cable Prizreni, në të dytin.
Prizrenasit shënuan vetëm një kosh më shumë në 10 minutat vijuese, për rezultatin e pjesës së parë 43:35 në të mirë të gjakovarëve, raporton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje që po zhvillohet në palestren "Shani Nushi" në Gjakovë e po transmetohet direkt në Klan Kosova, e ka filluar javën e katërt të Superligës në basketboll.
Në orën 19:00, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit, kurse nesër në kalendar janë edhe dy përballje tjera.
Trepça në Mitrovicë e pret Prishtinën, kruse Bora udhëton në Prizren te Bashkimi, njofton Klankosova.tv.
Këta të fundit aktualisht janë lider të elitës basketbollistike, pasi në tri ndeshjet e para, kanë po aq fitore.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.