Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Josip Plantak.
Klubi nga Gjakova theksoi se marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri nga dy anët, njofton Klankosova.tv.
“KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme”, thuhet në njoftim.
“Klubi mbetet i përkushtuar që skuadra të jetë konkurruese si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në garat tjera. Shumë shpejt pritet të fillojë punën trajneri i ri!”.
Përndryshe Vëllaznimi renditet në vendin e pestë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, me 23 pikë të grumbulluara pas 16 xhirove. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.