Lajmet e fundit

Futbollisti i FC Malishevës, Arlind Veliu, është shpallur lojtari i javës në Superligën e Kosovës.
Veliu ishte realizatori i një goli nga tre të Malishevës në fitoren 1:3 ndaj Suharekës.
“Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i Javës’. Ky çmim për javën e tetë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi ‘Ylli i Javës’ për xhiron e tetë t’i takojë Veliut, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i vlefshëm i skuadrës së tij. Ndonëse mbrojtës i krahut, ai shënoi një nga tre golat për fitoren e FC Malishevës në transfertë kundër FC Suharekës (1:3), kështu duke marrë kreun e tabelës”.