Solisti i "TRIX", Veli Sahiti, ka thënë se ai ka planifikuar të mbajë disa koncerte në vitin 2023 me ish-anëtarët tjerë të grupit.
Ai ka thënë se ka marrë premtime nga ish-pjesëtarët e bandit të cilët janë jetojnë jashtë Kosovës, se do t'i realizojnë katër koncerte një në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë dhe në Ferizaj, njofton Klan Kosova.
"Jam duke u përgatitur për vitin 2023 për një gala koncert. Ish-anëtarët e grupit më kanë dhënë fjalën se do vijën në koncert. Në projektin që e kam bërë ne pritet t'i bëjmë katër koncerte në qytete të ndryshme si Prishtina, Ferizaj, Tirana dhe Shkupi. Ne planifikohet të performojmë një këngë dhe më pas këngët tona do t'i këndojnë artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut".
Sahiti në Orën Shtatë ka deklaruar se për të ishte shumë e vështirë ndarja e grupit vite më parë.
"Deri në vitet e 90-ta kemi së bashku, pastaj pjesëtarët të tjerë të grupit u larguan secili në shtete të tjera jashtë Kosovës, ndarja ishte e vështirë për mua edhe për ata", ka thënë Sahiti.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.