Pas pak zhvillohet ndeshja e parë në La Liga për këtë të shtunë sportive.
Duke nisur nga ora 14:00, Mallorca e Vedat Muriqit luan si mysafire e Deportivo Alaves në xhiron e 33 të sezonit në La Liga.
Tashmë janë publikuar formacionet dhe "Pirati nga Kosova" do jetë sulmues i vetëm në formacionin 4-5-1 të Mallorcas.
Ky duel ka rëndësi të madhe për dy ekipet që po luftojnë për mbijetesë.
Mallorca është e 15-ta në rënditje me 35 pikë, kurse Alavesi ka 33 pikë dhe mbanë vendin e 18-të në tabelë. Ndeshja do transmetohet në Sport 3 me komentimin e Andin Lokajt.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.