E drejtoi skuadrën e Napolit drejt titullit të parë në kampionatin Italian Serie A pas 33 vjetësh.
Por me këtë rast trajneri Luciano Spalletti bëri edhe një arritje tjetër në aspektin personal përcjell klankosova.tv.
Ai bëhet njëkohësisht trajneri më i vjetër në histori të kampionatit italian që e fiton titullin.
Spalletti e bëri këtë si 64 vjeçar e 58 ditë.
Prej kësaj pozite ai e largoi kolegun e tij Maurizio Sarri që si 61 vjeçar e fitoi titullin me Juventus-in.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.