Frontmeni dhe bashkëthemeluesi i grupit të famshëm The Beach Boys, Brian Wilson, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Kjo u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate, transmeton klankosova.tv.
''Jemi të pikëlluar të njoftojmë se babai ynë i dashur, Brian Wilson, ka ndërruar jetë. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë moment zie''.
I lindur në vitin 1942 në Kaliforni, Wilson krijoi grupin The Beach Boys së bashku me vëllezërit e tij Carl dhe Dennis, kushëririn Mike Love dhe mikun Al Jardine.
Grupi u bë një nga emrat më të mëdhenj të rock-ut amerikan.
https://www.youtube.com/watch?v=Eab_beh07HU&list=RDEMVXMSc_SchF9b6wycKvC3ew&start_radio=1
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.