25.09.2016 · përditësuar para 3580 dite1 min lexim
Është shuar nga jeta në moshën 83 vjeçare, akademiku i njohur Gjelosh Gjokaj i cili ishte njëherit piktor me famë botërore.
Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh, lokalitet i Tuzit të Malit të Zi.
Si një piktor i njohur me famë botërore, Gjelosh Gjokaj kreu Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas studimet e larta në Akademinë e Artit, njofton Klan Kosova.
U diplomua më 1963 derisa gjatë viteve 1964-1969, themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.
Akademiku Gjokaj nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë, ndërsa që prej 1983 jetonte në Augsburg të Gjermanisë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.