Klubi i hendbollit Trepça ka njoftuar se ka vdekur ish-lojtari e trajneri i tyre, Ferki Niçi.
Në njoftimin e klubit thuhet se Niçin do ta përkujtojnë gjithnjë për kontributin si lojtar nga vitet ’68 e deri në vitin 1978, ndërsa si trajner nga viti 1980 e deri më 1992.
“Kontributi i tij më i madh si lojtar ishte ne vitin 1974-1975, ku Trepça për herë të parë luajti në ligën e dytë Federative te ish Jugosllavisë, kurse rezultatet dhe kontributi me i madh si trajner ishte viti 1979-1980, ku Trepça u inkuadrua ne Ligen e Pare Federative te ish Jugosllavisë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, KH Trepça i ka shprehur ngushëllime familje e komunitetit sportiv në vend ku shkroi “pusho i qetë shef”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.