Lajmet e fundit

Ai njihet për vepra të fuqishme arti por seritë e tij me më së shumti ndikim, me apo pa Abramoviqin, shpesh herë përfshinin rreziqe ekstreme.
Ulay dhe Marina Abramoviq ishin një ndër çiftet e para dhe më të famshme të artistëve.
Fundi i lidhjes ndërmjet tyre – pasi që kishin ecur drejt njëri-tjetrit për gati 6 mijë kilometra të Murit të Madh Kinez – rezultoi me një performancë më ekipe në botën e artit.
https://www.youtube.com/watch?v=xlf68X2qEpM
Një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij, ishte takimi prekës me Marina Abramoviqin në New York, në vitin 2010, në gjatë një performance artistike.
Ulay e kishte befasuar artisten duke u paraqitur në muze, ku po zhvillohej vepra e saj ''The Artist is Present'', në kuadër të së cilës vizitorët e muzeut ftoheshin për t’u ulur përballë artistes serbe.
Kur ai ishte ulur përballë Marinës, Ulay e shikonte në sy gruan të cilën e kishte dashuruar për dhjetë vjet dhe ky moment emocionues ishte bërë viral në gjithë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=QcaaVZrUC44&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=t-j0Ey2O4HU&feature=emb_title