Bota e futbollit ka pësuar shok pas lajmit për vdekjen e ish-potierit austriak Alexander Manninger.
Ai vdiq sot pasi një aksidenti me një tren lokal në Salzburg, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv.
48-vjeçari një figurë e njohur e futbollit austriak dhe ndër portierët më të respektuar të brezit të tij.
Manninger karrieren e nisi te Austria Salzburg, ndërsa në vitin 1997 bëri histori duke u bërë lojtari i parë austriak që transferohej në Premier League, te Arsenali.
Gjatë kohës së tij në Angli, ai i pati 39 paraqitje dhe e fitoi titullin kampion dhe FA Cup në sezonin 1997/98.
Karriera e tij vazhdoi kryesisht në Itali, ku luajti për disa klube, përfshirë Juventusin dhe Sienan.
Në fund të karrierës, ai ishte pjesë edhe e Liverpoolit.
Në nivel ndërkombëtar, ai i zhvilloi 33 ndeshje me kombëtaren e Austrisë dhe ishte pjesë e skuadrës në Euro 2008, ku shërbeu si portier rezervë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.