Ish-basketbollisti i NBA, Rasual Butler, dhe gruaja e tij, kanë vdekur pas një aksidenti në Los Angeles, në orët e hershme të së mërkures.
Makina e tyre u përplas në një zonë në Studio City.
Policia e Los Angeles tha në një deklaratë se Butler kishte qenë duke vozitur shpejtë veturën e tij, para se ta godiste një pjesë të trotuarit, tre kohëmatës parkimi, e më pas kishte goditur një mur betoni me ç’rast edhe ishte rrokullisur.
Butler dhe Leah LaBelle Vladowski kishin vdekur në vend, tha Ed Winter nga policia e Qarkut të Los Angeles.
I draftuar nga Miami Heat më 2002, Butler kishte luajtur për tetë skuadra të NBA-së gjatë karrierës së tij 13 vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=29eEAfRhndg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.