Robert Carradine ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Aktori ishte i njohur për interpretimin e Lewis Skolnik në katër filmat “Revenge of the Nerds”, dhe për interpretimin e babait të Hillary Duff në serialin dhe filmin “Lizzie McGuire”, transmeton Klankosova.tv.
Robert ishte vëllai më i madh i aktorit Keith Carradine dhe babai i aktores së Handmaid’s Tale, Ever Carradine.
“Në këtë kohë kërkojmë privatësinë për të vajtuar këtë humbje të pamasë. Me mirënjohje për mirëkuptimin tuaj”, u tha në deklaratë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.