Aktorja e famshme Tanya Roberts, ka ndërruar jetë pak pasi vdekja e saj u njoftua para kohës gjatë fundjavës.
65 vjeçarja ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles. Një ditë më parë, Tanya u raportua të ishte vdekur dhe të hënën pasdite u zbulua se ishte ende gjallë, transmeton Klan Kosova.
Tani, TMZ po raporton se ajo vdiq të hënën në mbrëmje dhe partneri i saj, Lance O’Brien, konfirmoi se mjekët e thirrën atë dhe ia dhanë lajmin tragjik.
Tanya u dërgua me urgjencë në spital në Los Angeles në prag të Krishtlindjes pasi u rrëzua në shtëpi pas një shëtitje me qenin e saj.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.